Skuadra e Leipzig hedh poshtë gjithçka – nuk ka marrëveshje 60 milionëshe për Werner

Megjithatë, Werner nuk ka marrëveshje me Chelsea.

Sport

06/06/2020 16:46

Timo Werner ka qenë lojtari në qendër të vëmendjes gjatë kësaj fundjave, me lojtarin që thuhet të ketë arritur marrëveshje me Chelsea.

‘Bild’ dhe ‘Sky Sports’ rarportonin se palët tashmë kanë një marrëveshje dhe zyrtarizimi pritet të bëhet në fillim-javën e ardhshme.

Por, lidhur me situatën ka folur drejtori i Leipzig, i cili ka hedhur poshtë të gjitha këto, duke thënë se nuk ka marrëveshje.

“Ne nuk kemi akoma ndonjë marrëveshje. Kështu, nuk kemi asgjë për të raportuar”, ka thënë Mintzlaff, transmeton lajmi.net.

“Timo Werner është lojtar i Leipzig. Deri më tani, nuk ka asnjë marrëveshje”, shtoi tutje ai.

Werner me shumë gjasë do të largohet nga Leipzig gjatë kësaj vere. Përkundër fjalëve të drejtorit sportiv të Leipzig, Chelsea janë në ‘pole-position’ për kartonin e gjermanit. /Lajmi.net/