Skriniar prioriteti për PSG – Inter kërkon 80 milionë euro

PSG nuk e ka ndërmend të ndalet me investime.

Sport

19/06/2022 18:42

Skuadra parisiene është vënë tashmë pas një qendërmbrojtësi dhe dëshira e tyre duket se luan tek Inter.

Raportimet e ‘L’Equipe’ bëjnë të ditur se Milan Skriniar është dëshira kryesore e PSG për mbrojtjen, përcjell lajmi.net.

Problemet për kampionët e Francës nisin me kërkesën e Inter. ‘Zikaltërit’ duan 80 milionë euro për kartonin e Skriniar.

Kjo është një shifër e lartë edhe për skuadrën e PSG.

Parisienët kanë pësuar humbje që shkojnë deri në 300 milionë euro në regjistrin fiskal të vitit.

Ky regjistër finalizohet më 30 qershor dhe shpenzimet do të jenë të vështira për ta. /Lajmi.net/