Skivi viziton varrin e shokut të ndjerë, Albert Krasniqi
Skivi ka vizituar varrin e Albert Krasniqit.

ShowBiz
Reperi Skivi, gjatë ditës së sotme vendosi t’i bëjë vizitë varrit të një prej shokëve të tij më të mirë, që e humbi muaj më parë, shkruan lajmi.net.
Bëhet fjalë për Albert Krasniqin, i cili vdiq në janar, pasi dyshohet se është qëlluar me armë zjarri nga babai i tij.
Në fotografinë që e ndau me ndjekësit në Instagram, Skivi shkruan “Pusho i qetë shoku jem…”.
Ndryshe, Skivi vite më parë kishte bashkëpunuar me Albertin edhe në muzikë, pasi ai ishte menaxher i disa emrave të njohur. /Lajmi.net/