S’kishte dyshime, Osimhen sulmuesi më i mirë i sezonit në Serie A

Osimhen është shpallur sulmuesi më i mirë i sezonit në Serie A. Bomberi nigerian ka qenë i mahnitshëm këtë sezon me fanellën e napolitanëve. Në 38 ndeshje të luajtura në total, Victor Osimhen ka shënuar 30 gola dhe ka asistuar 5 herë. Ai gjithashtu u shpall kampion i Serie A me Napolin dhe shkoi deri…

Sport

02/06/2023 23:26

Osimhen është shpallur sulmuesi më i mirë i sezonit në Serie A.

Bomberi nigerian ka qenë i mahnitshëm këtë sezon me fanellën e napolitanëve. Në 38 ndeshje të luajtura në total, Victor Osimhen ka shënuar 30 gola dhe ka asistuar 5 herë.

Ai gjithashtu u shpall kampion i Serie A me Napolin dhe shkoi deri në çerekfinale të Champions League.

Performanca e tij fantastike ka bërë që shumë klube të kërkojnë shërbimet e tij, por presidenti i klubit italian, De Laurentiis nuk e lëshon kollaj.