Skënderbeu fiton Kupën e Kosovës në volejboll

Skënderbeu ka fituar Kupën e Kosovës në volejboll, pasi të mërkurën mbrëma mposhti Pejën, në finalen spektakolare të luajtur në palestrën “1 Tetori”. Ishte një përballje tejet interesante në Prishtinë, me Skënderbeun që arriti të triumfojë me shumë mund me rezultat 3-2 (25-20, 17-25, 20-25, 31-29, 15-8). Në praninë e mbi 1000 tifozëve, të dy…

Sport

19/04/2023 22:08

Skënderbeu ka fituar Kupën e Kosovës në volejboll, pasi të mërkurën mbrëma mposhti Pejën, në finalen spektakolare të luajtur në palestrën “1 Tetori”.

Ishte një përballje tejet interesante në Prishtinë, me Skënderbeun që arriti të triumfojë me shumë mund me rezultat 3-2 (25-20, 17-25, 20-25, 31-29, 15-8).

Në praninë e mbi 1000 tifozëve, të dy ekipet luftuan fuqishëm duke dhuruar emocione të zjarrta sportive për ngazëllimin e gjithë të pranishmëve në palestër.

Kupën për fituesit e ndau presidenti i Federatës së Volejbollit të Kosovës (FVK), Bahri Gjinovci për kapitenin e ekipit nga Kraishta, Enes Tasholli.

Për vendin e parë, medaljet e arta i ndanë kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, sekretari i përgjithshëm i FVK-së, Valon Nikqi dhe anëtari i bordit, Gazmend Husaj./Lajmi.net/