Skënderbeu fiton derbin e madh shqiptar
Skënderbeu e ka fituar 2:1 derbin e madh shqiptar duke e mundur në udhëtim skuadrën e Partizanit.

Sport
Kategoria Superiore e Shqipërisë këtë mesjavë ka rifilluar sezonin, pas pezullimit të shkaktuar nga COVID-19.
Në fund të pjesës së parë, Skënderbeu shënoi dy golat, të cilat në fund i sollën fitoren.
Ishte Nazmi Gripshit që shënoi për 0-1 në minutën e 43, ndërsa një minutë më vonë, Bruno Dita shënoi për 0-2.
Vendasit e Partizanit rihapen ndeshjen kur në minutën e 85’ ngushtuan epërsinë në 1:2, me golin e Besnik Ferratit.
Deri në fund të ndeshjes rezultati mbeti i pandryshuar, me Skënderbeun që fitoi derbin./Lajmi.net/