Skenderaj, probleme për pronë rrahje dhe kërcënim me armë

Një qytetar nga Skenderaj ka kërcënuar me armë zjarri dhe ka sulmuar fizikisht një person tjetër, pasi një mosmarrëveshje që kishte lidhur me një pronë.

Lajme

04/06/2016 12:49

Sipas njoftimit të PK-së, i dyshuari ka shkuar me një armë zjarri tek viktima mashkull K. shqiptar dhe nën kërcënimin e armës e ka goditur me grusht me ç’rast ka ndërhy vëllai i viktimës dhe i ka marr armën e llojit “Pietro Beretta” me një karikator dhe 4 fishekë të cilën i ka dorëzuar njësitit policor, përcjell lajmi.net.

I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin dhe ne kerkim te dyshuarit.