Skandaloze | Zyrtari i VV-së shfrytëzon fitoren e Shqipërisë kundër Serbisë për t’i krahasuar “pëlqimet” në Facebook mes Kurtit, Krasniqit e Abdixhikut

Fitorja e Shqipërisë ndaj Serbisë me rezultat 0:1 ka shkaktuar entuziazëm të madh te shqiptarët anembanë trojeve, por ajo është përdorur edhe për qëllime politike nga zyrtarë të pushtetit. Afrim Berisha, sekretar në Ministrinë e Mbrojtjes dhe zyrtar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka postuar një krahasim të pëlqimeve që kanë marrë tre liderët kryesorë politikë të…

Lajme

11/10/2025 23:23

Fitorja e Shqipërisë ndaj Serbisë me rezultat 0:1 ka shkaktuar entuziazëm të madh te shqiptarët anembanë trojeve, por ajo është përdorur edhe për qëllime politike nga zyrtarë të pushtetit.

Afrim Berisha, sekretar në Ministrinë e Mbrojtjes dhe zyrtar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka postuar një krahasim të pëlqimeve që kanë marrë tre liderët kryesorë politikë të vendit në postimet e tyre për fitoren e Kombëtares, transmeton lajmi.net.

Në një postim në Facebook, të shoqëruar me screenshot-e të postimeve të liderëve, Berisha shkruan:

“Pak (pa)krahasim 🤷‍♂️
Albin Kurti = 30.038 likes
Lumir Abdixhiku = 1.335
Memli Krasniqi = 927″./lajmi.net/