Skandaloze: Prokurori Igrishta e çon në paraburgim një bari që nuk arriti ta kontrollojë lopën e tij
Blerim Igrishta, prokuror në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, ka marrë të premten njërin prej vendimeve më absurde që mund ta ketë dëgjuar ndokush. Sidomos, në botën demokratike ku të drejtat e njeriut mbrohen me ligj, e në vende ku funksion rendi juridik. Një 59-vjeçar nga Hajvalia mbrëmjen e së premtes e kaloi në Qendrën e…
Lajme
Blerim Igrishta, prokuror në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, ka marrë të premten njërin prej vendimeve më absurde që mund ta ketë dëgjuar ndokush. Sidomos, në botën demokratike ku të drejtat e njeriut mbrohen me ligj, e në vende ku funksion rendi juridik.
Një 59-vjeçar nga Hajvalia mbrëmjen e së premtes e kaloi në Qendrën e Paraburgimit. Krejt kjo me urdhër të prokurorit Igrishta.
Hashim Miftari u ndalua nga Policia dhe u la për 48 orë në burg vetëm për shkak se ai nuk arriti që ta kontrollonte lopën e tij.
Siç ka raportuar Sinjali, një lopë e Miftarit ishte larguar nga tufa dhe ishte futur në oborrin e Gjykatës në Graçanicë. Ngjarja kishte ndodhur të premten, rreth orës 16:00.
Policia kishte marrë dëshmitë e dëshmitarë, si dhe të dyshuarit, ndërkaq prokurori Blerim Igrishta kishte vendosur për ndalimin e tij për 48 orë, mëson Paparaci.
Miftari kishte deklaruar se lopa i kishte humbur dhe se kjo ishte hera e parë që ajo kishte hyrë në oborrin e Gjykatës, megjithatë pretendimi i tij nuk u mor parasysh.
Prokurori Igrishta ka hapur rast ndaj tij për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, sipas nenit 321 të Kodit Penal.