Skandali i “Football Leaks”, ja ku i ka fshehur paratë Modric

Luka Modric është një tjetër futbollist i madh i përfshirë në skandalin e “Football Leaks”.

Sport

06/12/2016 09:49

Luka Modric njësoj sikurse Cristiano Ronaldo. Mesfushori i Real Madridit sikurse sulmuesi portugez akuzohet për evazion fiskal nga autoritetet në Spanjë.

E përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo” ka njoftuar se Modric ka shfrytëzuar një kompani në Evropën qendrore së bashku me gruan e tij, Vanja, si menaxhere dhe emëroi djalin, Ivan, për të mbrojtur të hyrat nga të drejtat e imazhit, përcjell “Lajmi.net”.

Ai i dërgoi paratë në Luksemburg për shkak të përqindjes së ultë të tatimit.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.