Skandal: Në qendrën e votimit në Zveçan, tabela me mbishkrimin “Republika e Serbisë”

Gjatë procesit zgjedhor që po zhvillohet në katër komunat veriore të Kosovës, është shënuar një incident në Zveçan. Vëzhguesi i procesit zgjedhor, Dushan Radakoviq, ka deklaruar se zgjedhjet po zhvillohen në përgjithësi pa probleme serioze, përveç disa vështirësive të raportuara në komunën e Leposaviqit. Ai tha se në një qendër votimi të vendosur në ambientet…

Lajme

12/10/2025 17:56

Gjatë procesit zgjedhor që po zhvillohet në katër komunat veriore të Kosovës, është shënuar një incident në Zveçan.

Vëzhguesi i procesit zgjedhor, Dushan Radakoviq, ka deklaruar se zgjedhjet po zhvillohen në përgjithësi pa probleme serioze, përveç disa vështirësive të raportuara në komunën e Leposaviqit.

Ai tha se në një qendër votimi të vendosur në ambientet e shkollës fillore “Vuk Karaxhiq” në këtë komunë, është vërejtur një tabelë me mbishkrimin në gjuhën serbe:

“Република Србија – А.П. Косово и Метохија – Основна школа Вук Караџић Звечан”,që në shqip përkthehet: “Republika e Serbisë – Krahina Autonome e Kosovës dhe Metohisë – Shkolla fillore Vuk Karaxhiq, Zveçan”.

Tabela është vendosur në hyrje të shkollës, e cila sot shërben si qendër votimi për zgjedhjet që po mbahen në veri të vendit.

Prania e këtij mbishkrimi, “Krahinës Autonome të Kosovës dhe Metohisë” përfaqëson një narrativë që bie ndesh me rendin kushtetues të Republikës së Kosovës.