Skandal: Boksa si për armikun, kështu u rrahen lojtarët e Vushtrrisë dhe Trepçës në ndeshjen e hendbollit

Në ndeshjen mes Vushtrrisë dhe Trepçës ka ndodhur një rrahje masive, në kuadër të xhiros së fundit të Superligës së Kosovës në hendboll. I gjithë incidenti filloi pasi një lojtari i Trepçës u lëndua, teksa qëndronte i shtrirë, lojtarët e Vushtrrisë u afruan duke i kërkuar që të çohet në këmbë. Me këtë filluan edhe…

Sport

22/04/2023 19:43

Në ndeshjen mes Vushtrrisë dhe Trepçës ka ndodhur një rrahje masive, në kuadër të xhiros së fundit të Superligës së Kosovës në hendboll.

I gjithë incidenti filloi pasi një lojtari i Trepçës u lëndua, teksa qëndronte i shtrirë, lojtarët e Vushtrrisë u afruan duke i kërkuar që të çohet në këmbë. Me këtë filluan edhe kacafytjet mes lojtarëve, ku pati gjuajtje me gjësende edhe nga publiku i pranishëm.

Policia duket e pranishme në palestër, por sipas pamjeve nuk po duket se menaxhoi këtë situatë që ndodhi.

Ndeshja për momentin është ndërprerë, teksa nuk ka informata se a do të nis sonte.

Mitrovicasit janë duke fituar me rezultat 21-17.