“S’ka ujdi për figurën e Osmanit” – Ramabaja: Më mirë të mos përzihej fare në çështjen e presidentit

Analisti Sadri Ramabaja, ka deklaruar se duket që nuk ka ujdi rreth figurës së Vjosa Osmanit për një mandat të dytë si presidente. Duke komentuar edhe vizitën e Edi Ramës në Kosovë, ai është shprehur se në Tiranë ka një mungesë të “theksuar të patriotizmit”. “Angazhimi i tij në Prishtinë nuk e përmbush këtë mungesë”,…

Lajme

16/02/2026 23:45

Analisti Sadri Ramabaja, ka deklaruar se duket që nuk ka ujdi rreth figurës së Vjosa Osmanit për një mandat të dytë si presidente.

Duke komentuar edhe vizitën e Edi Ramës në Kosovë, ai është shprehur se në Tiranë ka një mungesë të “theksuar të patriotizmit”.

“Angazhimi i tij në Prishtinë nuk e përmbush këtë mungesë”, ka thënë ai.

Më tej, Ramabaja ka theksuar se “përafrimi herë pas here, jo shumë natyrshëm, herë me njërën palë e herë me tjetrën, si dhe sulmi ndaj tjetrës, në këtë situatë ndoshta më së miri do të kontribuonte sikur të mos ishte përzier fare sa i përket presidentit”, deklaroi ai në Dukagjin.