S’ka targa RKS deri në shtator

Sherri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, qytetarët e Kosovës nuk mund ta kalojnë asnjë kufi shtetëror.

Lajme

20/07/2016 15:07

Madje nuk mund të shkojnë as në Shqipëri, deri në muajin shtator, pasi tash e disa muaj asnjë qendër për regjistrim të automjeteve nuk e posedon asnjë targë “RKS”.

Merr vesh se Ministria e Punëve të Brendshme është në mungesë të këtyre targave.

“..Nuk ka tabela. Po krijohet tollovi në qendër. Deri në muajin shtator do të jetë gjendja e njejtë”, i ka thënë Gazetës një zyrtarë në qendrën e regjistrimit të automjeteve në Prishtinë.

Ndërkohë, qytetarët mund të pajisen vetëm me targa KS, të cilat u mundësojnë atyre qarkullim vetëm brenda territorit të Kosovës dhe në Serbi.

“… unë e kam blerë veturën. Shkova për regjistrim në qendrën e automjeteve dhe më thanë se ska tabela RKS së paku edhe për dy muaj të tjerë”, ka thënë një qytetar i revoltuar me këtë situatë të krijuar.

Ndërkohë që Gazeta Fjala merr vesh se në mungesë të targave të reja RKS, në qendrat e regjistrimit po lëshohen tabela të përkohshme.

Për këtë çështje u janë dërguar pyetje Ministrisë së Punëve të Brendshme, përgjigjet e të cilave nuk janë marrë ende.

Kjo nuk është hera e parë që Ministria e Punëve të Brendshme ua pamundëson qytetareve pajisjen me targa të Republikës së Kosovës. Në muajin mars kishte ndodhur e njëjta situatë.

Ndryshe, sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme janë gjithsej 356.596 qytetarë të pajisur me tabela RKS, ndërsa me tabela KS janë të pajisur rreth 27.610 automjete.