S’ka më lojëra të fatit në Kosovë, 345 lokale do të mbyllen pas miratimit të Ligjit

Brenda një kohe jo shumë të gjatë, në Kosovë nuk do të operojë asnjë njësi e lojërave të fatit.

Lajme

24/03/2019 19:29

Dy vrasje që ndodhën brenda pak ditësh në Kosovë, të dyja me viktimë punëtorët e kazinove, i dhanë shkas Kuvendit të Kosovës të miratojë rezolutë për pezullimin e lojërave të fatit, shkruan lajmi.net.

Me iniciativën e LDK-së, kjo Rezolutë përkrah nga të gjitha subjektet parlamentare, ndërkaq që u prit mirë edhe nga opinioni.

“Qeveria brenda 30 ditësh të sjellë në Kuvend ligjin e ri që i ndalon të gjitha llojet e lojërave të fatit për një periudhë 10-vjeçare”, thuhet ndër të tjera në tekstin e Rezolutës së miratuar.

E në Kosovë operon një numër mjaft i madh i njësive të lojërave të fatit.

Në një përgjigje për lajmi.net nga Administrata Tatimore e Kosovës është bërë e ditur se numri i bizneseve të licensuara në veprimtarinë e lojërave të fatit është i ndarë në tri kategori.

Sipas ATK-së, 23 janë të regjistruara me veprimtari baste, 17 me veprimtari Automate dhe 6 me veprimtari bingo.

Ne veprimtarinë me baste janë gjithësej 306 njësi te Basteve/lokaleve . Në veprimtarinë Automate janë gjithsej 133 lokale. Në veprimtari me Bingo janë 6 lokale”, bëhet e ditur nga ATK-ja për lajmi.net.

Nga një përllogaritje e thjeshtë, në Kosovë operojnë gjithësej 445 lokale të lojërave të fatit.

Megjithatë, nga ATK thonë se në lojërat e kazinove nuk është i licensuar asnjë biznes.

E të njëtat i kanë sjellur jo pak përfitime buxhetit të Kosovës.

Vetëm gjatë vitit që lamë pas, vlera e gjobave për këto njësi ka arritur në 1.7 milion euro.

“Gjatë viti 2018 ka pasur gjoba të lëshuar për bizneset që kanë vepruar në kundërshtim me Ligjin e Lojërave të Fatit, si dhe personat fizik të cilët kanë ushtruar veprimtari pa licence dhe vlera e gjobave është mbi 1.7 milion euro”, është thënë nga ATK-ja.

Megjithë këtë numër të madh, në ATK kanë thënë se nuk është vërejtur ndonjë tendencë në rritje e shtimit të numrit të këtyre bizneseve.

Por 445 lokalet e basteve nuk do të mund të operojnë më pas hyrjes në fuqi të Ligjit për Pezullimin e tyre.

Një i tillë pritet të dërgohet shumë shpejtë në Kuvendin e Kosovës.

Kujtojmë se veprim të njëjtë për mbylljen e lojërave të fatit ka ndërmarrë më herët edhe Republika e Shqipërisë, teksa ishte raportuar se një numër i madh i bizneseve të lojërave të fatit nga ky vend, kishin hapur pikat e tyre në Kosovë /Lajmi.net/