S’ka më korrupsion, mbeten vetëm artefaktet! (Foto)

Muzeu ka për qëllim vetëdijesimin e qytetarët rreth mënyrave të korrupsionit, në kohën kur ky fenomen është shpërndarë në shumë fusha dhe po lë pasoja në jetën e qytetarëve të Kosovës.

Lajme

08/08/2016 16:57

Prizren, 8 gusht/ Teuta Gashi

Në Prizren është hapur Muzeu i Korrupsionit ku paraqiten artefakte te cilat pasqyrojnë mënyrat korruptive të jetesës.

Muzeu ka për qëllim vetëdijesimin e qytetarët rreth mënyrave të korrupsionit, në kohën kur ky fenomen është shpërndarë në shumë fusha dhe po lë pasoja në jetën e qytetarëve të Kosovës.

Ai është vendosur në qendër të Prizrenit, do të jetë i hapur çdo ditë prej sot e deri më 13 gusht nga ora 12:00 deri në 20:00.

Muzeu ka konotacion sarkastik ka shpjeguar Rozafa Maliqi, koordinatore e projektit.

Muzeu është një bashkëpunim në mes të projektit Anti-Korrupsion të UNDP-së dhe DokuFest-it. /Lajmi.net/

teutap1 teutap2 teutap3