Sjelljet e Rusisë: Biden telefonon dy liderë të fuqishëm botërorë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden aktualisht po flet në telefon me kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Bota
Sipas raportimeve ata po dakordohen urgjentisht për situatën në Ukrainë pasi Rusia ka vendosur të njohë pavarësinë e dy republikave të vetshpallura brenda territorit ukrainas, shkruan lajmi.net.
JUST IN: Biden is currently speaking by phone to Macron and Scholz
— The Spectator Index (@spectatorindex) February 21, 2022
Ky lajm vjen vetëm për pak orë pasi Rusia ka vendosur të njohë pavarësinë e dy republikave të vetshpallura brenda territorit të Ukrainës.
Lidhur me këtë çështje kanë reaguar liderët perëndimorë, ndërsa së shpejti pritet që edhe presidenti i Ukrainës t’i drejtohet popullit të Ukrainës.
Edhe presidenti i SHBA-ve, Joe Biden ka reaguar lidhur me këtë.
Biden pritet që së shpejti të dalë me një urdhër ekzekutiv që do të ndalojë investimin, tregtinë dhe financimin nga shtetasit amerikan në dy rajonet e njohura nga Rusia, Donetsk dhe Luhansk.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki ka deklaruar se e kanë pritur këtë veprim të Rusisë, ndërsa ka thënë se vendimi i SHBA-së do të vijë shumë shpejtë. /Lajmi.net/
Veprimet e fundit: Ekonomia e Rusisë pëson goditjen e parë të rëndë