Sjellja e majmunit

Trajneri i Borussia Dortmundit, Jurgen Klopp ka pranuar se e teproi me reagimin e tij gjatë humbjes 2-1 nga Napoli të mërkurën mbrëma në Ligën e Kampionëve. Strategu i nënkampionit të Gjermanisë u përjashtua gjatë pjesës së parë të duelit, pak çaste pasi Gonzalo Higuain kishte kaluar vendasit në epërsi. Klopp reagoi ashpër ndaj gjyqtarit…

Sport

19/09/2013 11:12

Trajneri i Borussia Dortmundit, Jurgen Klopp ka pranuar se e teproi me reagimin e tij gjatë humbjes 2-1 nga Napoli të mërkurën mbrëma në Ligën e Kampionëve.

Strategu i nënkampionit të Gjermanisë u përjashtua gjatë pjesës së parë të duelit, pak çaste pasi Gonzalo Higuain kishte kaluar vendasit në epërsi. Klopp reagoi ashpër ndaj gjyqtarit të katërt për çka u dërgua në tribuna.

Por, ai ka marrë përgjegjësinë për sjelljen e tij. “Jam sjellë si një majmun”, deklaroi Klopp pas ndeshjes.

“E dija se ne mund ta mposhtim Napolin, por shumë gjëra shkuan keq, përfshirë edhe kartonin tim të kuq. U tregova budalla dhe e di këtë”, ka shtuar ai.