Situatë alarmante në Itali: 692 të vdekur e mbi 34 mijë raste të reja me COVID-19
Shkon në 1 milion e 380 mijë e 531 numri i të infektuarve me koronavirus në Itali e në 49 261 numri i viktimave.

Bota
Ndërsa deri më sot Italia ka kryer mbi 20 milionë testime
Në 24 orët e fundit Italia ka regjistruar 692 viktima e 34 767 të infektuar.
Persona aktivë pozitivë me Covid 19 në janë momentalisht 791 746 të infektuar.
Në ditën e sotme janë shënuar dhe 19.502 pacientë të shëruar më shumë e numri i të shëruarve është përgjithësisht 539 524.
Numri i pacientëve që po kurohen në strukturat spitalore është rritur me 106 persona më shumë e aktualisht janë 34063 të shruar në repartet Covid, ndërsa në repartet e terapisë intesive janë 3578 pacientë e 10 më shumë se një ditë më parë.
Në izolim shtëpiak janë mbi 750 mijë të infektuar.
Në 24 orët e fundIt Italia ka kryer 237 225 tamponë e numri i tyre që nga nisja e pandemisë është 20 199 829.