Situatat më të bezdisshme që mund të ndodhin pa dashje

Në baza ditore, mund të përballemi me situata të bezdisshme që mund të ndodhin pa dashje, të cilat janë të zgjidhshme vetëm se kërkojnë pak kohë.

Fun

12/08/2019 22:49

Bored Panda i ka grumbulluar disa prej ndodhive, që iu kanë ndodhur njerëzve në baza ditore, derisa të gjithë mund të gjejmë vetën në së paku një prej tyre, transmeton Telegrafi.

Telat e ngatërruara të kufjeve, lapsi i thyer apo xhamat e lagura të syzeve, janë disa prej momenteve që bien në sy më së shumti.

Divani i dëmtuar nga kafshët shtëpiake, shumë afër objektit që shërben për gërryerje, apo shishja e barnave që nuk është hapur si duhet, janë disa prej këtyre momenteve, jo të mira.