Situata në Lindjen e Mesme rrit çmimet e naftës
Çmimet e naftës kanë shënuar menjëherë rritje, si shkak i shqetësimeve për një përshkallëzim edhe më të madh në Lindjen e Mesme. Siç raporton CNN, nafta e papërpunuar në standardin global është 74.88 dollarë për fuçi, kurse në standardin e ShBA-ve është 71.2 dollarë. Ekspertët kanë paralajmëruar se rritja e madhe do të ndodhte nëse…
Bota
Çmimet e naftës kanë shënuar menjëherë rritje, si shkak i shqetësimeve për një përshkallëzim edhe më të madh në Lindjen e Mesme.
Siç raporton CNN, nafta e papërpunuar në standardin global është 74.88 dollarë për fuçi, kurse në standardin e ShBA-ve është 71.2 dollarë.
Ekspertët kanë paralajmëruar se rritja e madhe do të ndodhte nëse Izraeli synon jugularin ekonomik të Iranit-prodhimin e tij të naftës.
Ndryshe dihet botërisht që Irani është një prodhues i madh dhe anëtar i organizatës së vendeve eksportuese të naftës (OPEC).
Irani eksporton pjesën më të madhe të naftës së saj në Kinë për shkak të sanksioneve të gjata ndërkombëtare, por analistët kanë thënë më parë se një reduktim i këtyre eksporteve do të kishte një ndikim masiv në tregun global.
Sic raporton CNN, pasiguria ka prekur gjithashtu stoqet globale dhe tregjet e tjera të mallrave.
Me përjashtim të Hong Kongut, shumica e tregjeve aziatike të aksioneve ranë në të kuqe të mërkurën, pas një shitjeje në Wall Street.
Gjithashtu, ari i parë si një investim i sigurtë po tregtohej afër nivelit më të lartë të të gjitha kohërave gjatë javës së kaluar./Lajmi.net/