Situata e komplikuar e Julian Alvarez – ka marrëveshje me City por nuk shkon në ‘Etihad’ deri në fund të vitit?
Julian Alvarez është një çështje më e komplikuar sesa mendohej.
Sport
Skuadra e Manchester City tashmë ka gjetur marrëveshjen për transferimin e Julian Alvarez, për 20 milionë funte.
River Plate do të pranojë një shumë të konsiderueshme parash, por edhe do të mund ta mbajnë lojtarin në skuadër deri në vitin 2020, bën të ditur ‘Diario’, përcjell lajmi.net.
Nëse River Plate kualifikohet në 1/16 të Copa Libertadores, lojtari qëndron deri në fund të 2022.
Nëse skuadra e tij eliminohet deri atëherë, ai do të kalojë te City në verë.
Por, një rast i tretë kur River Plate do të kualifikohej në Libertadores dhe City përsëri do ta dëshironte në skuadër, atëherë anglezët duhet të paguajnë klauzolën prej 1.5 milion eurove.
Së fundmi është lajmëruar edhe skuadra e Wolverhampton, e cila dëshiron huazimin e Alvarez nga Man City. Mbetet të shihet cili do të jetë vendimi./Lajmi.net/