Siria mban zgjedhje presidenciale më 3 qershor

Kryetari i parlamentit sirian ka bërë me dije se vendi do të zhvillojë zgjedhjet presidenciale më 3 qershor.

Bota

21/04/2014 19:30

Stacioni televiziv al-Arabiya ka njoftuar të hënën se kryetari i parlamentit, Mohammad al-Lahham, i ka shpallur zgjedhjet, ndërsa ka shtuar se kutitë e votimit do të hapen më 3 qershor, transmeton REL.

Zgjedhjet presidenciale vijnë në kohën kur janë mbushur tre vjet të luftës së atjeshme, që ka marrë jetën e më shumë se 150 mijë personave.

Forcat qeveritare tashmë kanë marrë shumë zona nën kontrollin e tyre.

Presidenti Bashar al-Asad gjatë së dielës, me rastin e festës së Pashkëve e ka vizituar një fshat të krishterë, i cili është rimarrë së fundi nga forcat qeveritare.

Assad ka udhëtuar shumë pak jashtë kryeqytetit Damask, që nga fillimi i konfliktit në mars të vitit 2011.