Sipas Donika Gërvallës, Albulena Haxhiu është shembull se si mund të shërbesh me përkushtim dhe integritet

Ministrja e Jashtme në detyrë, Donika Gërvalla, e ka uruar Albulena Haxhiun për postin e nënkryetarës së Kuvendit të Kosovës. Njëherit e ka falënderuar për siç shprehet “punën e palodhur si Ministre e Drejtësisë”. Sipas Gërvallës, “Albulena është shembull se si mund të shërbesh me përkushtim dhe integritet”. Postimi i plotë: Faleminderit nga zemra Albulena…

Lajme

27/08/2025 18:42

Ministrja e Jashtme në detyrë, Donika Gërvalla, e ka uruar Albulena Haxhiun për postin e nënkryetarës së Kuvendit të Kosovës.

Njëherit e ka falënderuar për siç shprehet “punën e palodhur si Ministre e Drejtësisë”.

Sipas Gërvallës, “Albulena është shembull se si mund të shërbesh me përkushtim dhe integritet”.

Postimi i plotë:

Faleminderit nga zemra Albulena Haxhiut për gjithë punën e palodhur si Ministre e Drejtësisë. Me guxim, përkushtim dhe karakter të fortë ajo ka lënë gjurmë të rëndësishme në forcimin e shtetit ligjor dhe në mbrojtjen e vlerave demokratike.
Gjatë mandatit të saj, Albulena udhëhoqi procesin e reformës në drejtësi dhe ndërmori hapa të guximshëm në luftën kundër korrupsionit.
Albulena është shembull se si mund të shërbesh me përkushtim dhe integritet. Jam mirënjohëse për kontributin e saj dhe i uroj suksese të mëdha në rolin e ri si Nënkryetare e Kuvendit të Kosovës, ku jam e bindur se do të vazhdojë të japë shumë për demokracinë, qytetarët dhe të ardhmen e vendit tonë./Lajmi.net/