‘Sinnopsyy’ ju vendos viza për ‘site’ danezëve të Astralis – Bad News Eagles marrin fitoren e dytë
Bad News Eagles kanë bërë një super-ndeshje përballë skuadrës legjendare të CS:GO, Astralis. Skuadra kosovare e CS:GO, bNe kanë marrë fitoren e dytë në kualifikueset për Rio 2022 (IEM Road to Rio 2022), duke mposhtur 16:3 skuadrën e Astralis, shkruan lajmi.net. ‘Shqiponjat kosovare’ bënë një paraqitje perfekte si CT-side, duke shkuar në një epërsi 13:2.…
Sport
Bad News Eagles kanë bërë një super-ndeshje përballë skuadrës legjendare të CS:GO, Astralis.
Skuadra kosovare e CS:GO, bNe kanë marrë fitoren e dytë në kualifikueset për Rio 2022 (IEM Road to Rio 2022), duke mposhtur 16:3 skuadrën e Astralis, shkruan lajmi.net.
‘Shqiponjat kosovare’ bënë një paraqitje perfekte si CT-side, duke shkuar në një epërsi 13:2.
Meritë të madhe pati Dionis ‘Sinnopsyy’ Budeci, i cili qasjen në ‘bomb-site’ e bëri me viza për danezët. Ai pati 26 eliminime vetëm si CT. Ai u ndihmua edhe nga juanflatroo që regjistroi 18.
Më i miri në këtë ndeshje ishte ‘sinnopsyy’, kurse paraqitje brilante bëri edhe ‘juanflatroo’.
Në radhët e Astralis, më mirë bënë ‘gla1ve’ dhe ‘MistR’.
Bad News Eagles shkojnë tashmë në rekord 2:1 në kualifikueset për Rio, pasi mbrëmë u mposhtën nga ‘Ninjas in Pyjamas’.
Më poshtë mund ta shihni tabelën me statistikat e lojtarëve në këtë ndeshje. /Lajmi.net/