Sinjalet që tregojnë se ai nuk të do më

Kur nisin dyshimet për fundin e një dashurie, shenja e parë së cilës duhet t’i kushtohet rëndësi është distanca.

Lifestyle

23/05/2017 15:35

Nëse ai fillon të kërkojë më tepër hapsirë, kohë të lirë për veten, atëherë duhet të shqetësoheni.

Shenja e dytë që dërgon sinjale është komunikimi; partneri fillon të bëhet gjithnjë e më i largët dhe kjo duket edhe në komunikimin e përditshëm, në gjërat e vogla që dikur iu bënin të buzëqeshnit.

Vonesat e vazhdueshme janë një tjetër sinjal. Nëse dikur vinte në takim 1 orë përpara, tani që vonohet nuk është si më parë. Mendojeni pak, për çfarë ju duhet një partner që ju lë të prisni?!

E fundit, por jo nga rëndësia, është përkushtimi. Nuk e kemi fjalën për suprizat o dhuratat e mëdha. Përkushtimi duket gjithmonë, edhe në gjëra fare të parëndësishme…Hapni sytë! /Lajmi.net/