Sindikata e Punëtorëve të RTK-së paralajmëron protesta më 6 gusht nëse nuk bëhet alokimi i mjeteve financiare
Sindikata e Punëtorëve të Radio Televizionit të Kosovës (SPERTK) i ka bërë sot thirrje të drejtpërdrejtë Qeverisë së Kosovës që të realizojë urgjentisht ndarjen e mjeteve financiare për RTK-në, në përputhje me buxhetin e miratuar nga Kuvendi. Në të kundërtën, Sindikata paralajmëron fillimin e protestave më 6 gusht. Në komunikatën e publikuar, SPERTK thekson se…

Lajme
Sindikata e Punëtorëve të Radio Televizionit të Kosovës (SPERTK) i ka bërë sot thirrje të drejtpërdrejtë Qeverisë së Kosovës që të realizojë urgjentisht ndarjen e mjeteve financiare për RTK-në, në përputhje me buxhetin e miratuar nga Kuvendi. Në të kundërtën, Sindikata paralajmëron fillimin e protestave më 6 gusht.
Në komunikatën e publikuar, SPERTK thekson se RTK ndodhet në një situatë alarmante financiare dhe se çdo vonesë shtesë rrezikon funksionimin e transmetuesit publik dhe cenon të drejtën për pagesë të mbi qindra punëtorëve. Sipas tyre, ekzistojnë zgjidhje ligjore të qarta për të parandaluar kolapsin institucional të RTK-së, ndërkohë që mosveprimi përbën edhe shkelje ligjore, transmeton lajmi.net
“RTK nuk është barrë për shtetin – ajo është një aset shtetëror i pazëvendësueshëm që kontribuon në informimin e drejtë të qytetarëve, përfaqësimin e të gjitha komuniteteve dhe forcimin e demokracisë në vend,” thuhet në reagimin e Sindikatës.
SPERTK njofton se, nëse deri më 5 gusht nuk realizohet alokimi i mjeteve, jo vetëm që do të nisin protestat, por do të pezullohet mbulimi i çdo aktiviteti politik nga RTK dhe do të ndërmerren edhe hapa ligjorë ndaj personave përgjegjës.
Komunikata e plotë:
Nëse nuk ka alokim të mjeteve, protestat nisin më 6 gusht
SPERTK mbetet e vendosur në mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve dhe misionit të transmetuesit publik.