Policia në Mitrovicën e Veriut pajiset me dron profesional nga një donator

Sindikata e Policisë së Kosovës ka ndarë për shfrytëzim një dron profesional për Drejtorinë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Veriut, pas pranimit të tij nga një donator. Sipas njoftimit të sindikatës, ky donacion synon të ndihmojë aktivitetet policore dhe të rrisë kapacitetet operative të zyrtarëve policorë në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive të tyre,…

Lajme

13/10/2026 12:38

Sindikata e Policisë së Kosovës ka ndarë për shfrytëzim një dron profesional për Drejtorinë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Veriut, pas pranimit të tij nga një donator.

Sipas njoftimit të sindikatës, ky donacion synon të ndihmojë aktivitetet policore dhe të rrisë kapacitetet operative të zyrtarëve policorë në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive të tyre, transmeton lajmi.net.

Sindikata ka theksuar se mbetet në shërbim të të gjitha njësive, regjioneve dhe zyrtarëve të Policisë së Kosovës.

Po ashtu, ajo ka shprehur mirënjohje për donatorin, duke e vlerësuar këtë kontribut si mbështetje të rëndësishme për punën e policisë dhe përmbushjen e misionit të saj në shërbim të qytetarëve.

Postimi i plotë:

Sindikata e Policisë së Kosovës ka pranuar një dron profesional nga një donator, të cilin ia ka ndarë për shfrytëzim Drejtorisë Rajonale të Policisë – Mitrovicë Veri.
Ky donacion synon të mbështesë aktivitetet policore dhe të kontribuojë në rritjen e kapaciteteve operative të Policisë së Kosovës, në funksion të përmbushjes sa më efikase të detyrave dhe përgjegjësive zyrtare.
Sindikata e Policisë së Kosovës është në shërbim të çdo njësie, regjioni dhe çdo zyrtari policor. Ajo shpreh mirënjohjen e saj për donatorin për këtë kontribut të çmuar, i cili përbën një mbështetje të rëndësishme për Policinë e Kosovës dhe për përmbushjen sa më efikase të misionit të saj në shërbim të qytetarëve./lajmi.net/