Simulim i turpshëm
Në ndeshje të ndryshme ndodhin raste kur një futbollist simulon, në tentim për të fituar një goditje të lirë ose penallti. Por, ajo që bëri Vincent Aboubakar, reprezentues i Kamerunit, është vërtetë e turpshme.
Sport
Ule kokën nga turpi. Sulmuesi i Kamerunit, Vincent Aboubakar u zu duke bërë një simulim të tmerrshëm kundër Paraguait.
22-vjeçari, anëtar i skuadrës nga Ligue 1, Lorient, konsiderohet si një futbollist i së ardhmes. Por, ai e zbehu epitetin e tij me simulimin e turpshëm që bëri në ndeshjen përgatitore për Kampionatin botëror.
Pas depërtimit në zonë, një mbrojtës i Paraguait iu afrua, dhe Aboubakar nuk mendoi dy herë duke u rrëzuar në tentim për të fituar një penallti.
Gjyqtari sigurisht se e vërejti rrëzimin e tij teatral dhe e nxori kartonin e verdhë për sulmuesin. Mend për herën tjetër.