Simptomat e variantit Delta, krejt çka duhet të dini
Në fillimin e pandemisë, informimi për simptomat e koronavirusit ka qenë përpjekje nga agjencitë qeveritare dhe autoritetet shëndetësore.
Lifestyle
Me përhapjen e variantit Delta, raportet e simptomave të këtij varianti tregojnë se ato ndryshojnë nga simptomat e COVID-19.
Mënyra se si virusi shkakton sëmundjen varet nga dy faktorë. Njëra është virale dhe përfshin shpejtësinë e replikimit, si dhe mënyrën e transmetimit. Faktorët viralë ndryshojnë derisa evoluon virusi.
Një faktor tjetër varet nga bartësi i virusit dhe mund të ndikohet kryesisht nga mosha, gjinia, ilaçet e përdorura, dieta, stresi dhe shëndeti.
Simptoma të zakonshme që nga fillimi i pandemisë kanë qenë ethet dhe kollitja, ndërsa dhimbje koke dhe dhimbje të fytit kanë ndodhur në disa pacientë.
Humbja e nuhatjes në fillim të një pandemie ishte një nga simptomat më të zakonshme të koronavirusit kurse në rastin e variantit delta, tendosja e anosmisë (humbja e shijes) renditet e nënta.
Ndryshimet në vetë virusin mund të ndikojnë në ndryshimin e simptomave. Por, ende nuk është plotësisht e qartë pse simptomat e sëmundjes ndryshojnë me llojin e ri.
Të dhënat e deritanishme tregojnë se varianti Delta i koronavirusit është më ngjitës në lidhje me llojin origjinal, por edhe në lidhje me variante të tjera të përhapura.
Shkencëtarët besojnë se varianti Delta është më i transmetueshëm sesa llojet e tjera. Ekspertët theksojnë se është e nevojshme të vaksinohen sa më shumë njerëz në mënyrë që të mbrohen.