Nis festa e madhe e PDK-së në Mitrovicë të Jugut
Simpatizantë të shumtë të PDK-së, kanë dalë sonte për të festuar për fitoren e Arian Tahirit me rezultat bindës sipas EXIT POLL. KosovaPresska siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihen simpatizantët duke brohoritur dhe duke lëshuar boritë e veturave. Kandidati i PDK-së për Mitrovicën e Jugut, Arian Tahiri, e ka shpallur fitoren. Në një…

Lajme
Simpatizantë të shumtë të PDK-së, kanë dalë sonte për të festuar për fitoren e Arian Tahirit me rezultat bindës sipas EXIT POLL.
KosovaPresska siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihen simpatizantët duke brohoritur dhe duke lëshuar boritë e veturave.
Kandidati i PDK-së për Mitrovicën e Jugut, Arian Tahiri, e ka shpallur fitoren.
Në një postim në Facebook, ai ka ftuar qytetarët që të festojnë nga ora 22:00 në Palestrën Sportive “Minatori”.
“Mitrovicë, faleminderit nga zemra! Sot fituam së bashku! Së bashku edhe do të festojmë! Ju pres sonte në orën 22:00, në Palestrën Sportive “Minatori””, ka shkruar Tahiri.
Sipas EXIT POLL-i të publikuar në T7,Mitrovicën e Jugut e ka fituar pa balotazh Arian Tahiri i PDK-së me 58.35 për qind. Pas tij është kandidati i LVV-GUXO Faton Peci me 35.6%.