Simon Cowellit i duhen disa javë fizioterapi deri sa të rikuperohet

Cowell iu nënshtrua një operacioni gjashtë orësh, të shtunën pas aksidentit me biçikletë.

ShowBiz

11/08/2020 09:05

Simon Cowell po bën mirë, pas operacionit në shpinë që iu nënshtrua të shtunën, për shkak të thyerjes së shpinës në disa vende, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Ylli i mediave, 60 vjeç, iu nënshtrua gjashtë orë operacionit për të futur një shufër metalike në shpinë të shtunën mbrëma pasi ra nga biçikleta e tij e re elektrike Swind EB-01.

Disa burime të afërt me familjen treguan se Cowell është në një humor të mirë tani dhe e di se është shumë me fat pasi shmangi diçka që mund të kishte përfunduar edhe më rëndë.

Dhe, megjithëse raportohet se përballet me ‘javë’ të fizioterapisë, Simon tashmë është kthyer në këmbë duke ecur përreth. /Lajmi.net/