Simfonia e Kthimit

Pas një dekade, George Michael do të publikojë album të ri. Symphonica përmban këngë të reja dhe të vjetra, të tijat dhe të të tjerëve.

ShowBiz

20/01/2014 21:00

George Michael gjithmonë kthehet.

E fitoi betejën me vdekjen në 2011, pas sëmurjes nga pneumonia, dhe mbijetoi aksidentin automobilistik, në majin e vitit të kaluar. Më 17 mars do të kthehet në skenë me albumin e ri Symphonica.

Këtë album e incizoi gjatë turneut europian 14 muajsh, në periudhën 2011-2012, gjithashtu të quajtur Symphonica.

Performoi me orkestër, kurse katalogu i këngëve përbëhej nga kompozimet e tij të vjetra, së bashku me versionet e këngëve të Nina Simone, David Bowie, Amy Winehouse dhe Elton John.

Albumi do t’i përmbajë 14 këngë (17 në versionin deluxe), dhe do të publikohet edhe si “pure audio” Blu-ray disc. Do të ketë këngë origjinale dhe versione, ngjashëm me turneun.

Symphonica është albumi i fundit i producentit Phil Ramone, fitues i 14 Çmimeve Grammy, i cili kishte bërë produksionin e albumeve të Frank Sinatra, Stevie Wonder, Bob Dylan, Ray Charles, Aretha Franklin, etj, Vdiq më 17 mars 2013. Bashkëpunimi i tij i mëparshëm me George Michael ishte albumi Songs from the Last Century, në 1999.

Ky do të jetë albumi i parë i George Michael pas Patience, në 2004.

 A.M.

 

George Michael – Roxanne (Symphonica Tour) 

George Michael – Love is a Losing Game (Symphonica Tour)