Simeone: U mposhtën na gjeniu Messi
Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka thënë se skuadra e tij u mposht nga gjeniu Messi, i cili me aftësinë e tij individuale e vendosi fatin e takimit.

Sport
Simeone është i bindur se një veprim individual i gjeniut Messi e ka vendosur ndeshjen e djeshme që u fitua nga Barcelona.
“Para të gjithash, unë dua një herë të urojë kampionët”, tha Simeone për reporterët.
“Ata e kanë merituar. Ne e humbëm këtë takim për shkak të një momenti të gjeniut Messi”, përfundoi Simeone.