Simeone: Shpresojmë që e kemi kaluar periudhën e keqe, gara e La Ligas e hapur

Atletico Madrid ka bërë gabimin e radhës ku ka barazuar me skuadrën e Real Betis në kuadër të xhiros së 31-të të La Ligas.

Sport

12/04/2021 10:48

“Los Colchoneros” nuk kanë arritur të ruajnë distancën me Barcelonën dhe Real Madridin edhe pse para disa javësh ishin më shumë se nëntë pikë diferencë, transmeton lajmi.net.

Tani, me barazimin ndaj Betisit, Atletico është vetëm një pikë para Real Madridit dhe dy pikë më shumë se Barcelona.

Pas ndeshjes, Diego Simeone deklaroi se “Los Colchoneros” nuk duhet të bëjnë më gabime dhe shpreson që lëshimit të pikëve i ka ardhur fundi sot.

“Ne do të shohim se çfarë do të ndodhë, të gjitha ekipet kanë një moment të rënies dhe shpresojmë ta kemi kaluar pas barazimit të sotëm,” tha ai.

“Ne kemi një luftë të fortë këtë sezon pasi si Madridi ashtu edhe Barcelona kanë filluar të rikuperohen kështu që ne do të presim dhe shohim”, deklaroi Diego Simeone./Lajmi.net/