Simeone kërkon transferimin e Martinezit

Trajneri i Atletico Madrid, ka kërkuar blerjen e sulmuesit të Interit, Lautaro Martinez.

Sport

06/06/2021 11:48

Sipas “AS”, trajneri i Atleticos, Simeone, është shumë i interesuar të sigurojë shërbimet e Martinezit për sezonin e ardhshëm, raporton lajmi.net.

Trajneri argjentinas, thuhet se i ka kërkuar drejtuesve të klubit të tij që të hidhen në sulm për Martinezin.

23- vjeçari, ka tërhequr interesimin e shumë skuadrave evropaine, drejtuesit e Interit për ta shitur sulmuesin e tyre kërkojnë rreth 70 milionë euro. /Lajmi.net/