Simeone insiston për kalimin e De Paul te Atletico

Negociatat mes Atletico Madridit dhe Udineses për Rodrigo de Paul kanë nisur.

Sport

30/05/2021 20:39

Edhe pse marrëveshja është larg që të arrihet, ka optimizëm se mesfushori edicionin tjetër do vazhdojë karrierën në Spanjë, transmeton lajmi.net.

Trajneri Simeone e ka bërë prioritet arritjen e mesfushorit që kërkohet edhe nga Leeds United, Juventus dhe Inter.

Oferta e parë e “Los Rijoblancos” në vlerë 20 milionë euro u refuzua, me Udinesen që kërkon 35 – 40 milionë euro.

Atletico i vlerëson yjet e rinj, e sidomos nga klubet e Seria A, andaj duan me patjetër shërbimin e De Paul, që të përforcojnë skuadrën për edicionin 2021/22.

Ndërkohë, argjentinasi i ka dhënë mbështetje të plotë klubit, andaj që marrëveshja të arrihet më lehtë./Lajmi.net/