Simeone: Atletico bëri zgjedhjen e duhur duke u larguar nga Superliga

Trajneri i Ateltico Madridit, Diego Simeone ka mbështetur vendimin e klubit për t'u larguar na Superliga Evropiane.

Sport

21/04/2021 14:54

Atletico sot (e mërkurë) njoftoi me largimin nga Superliga Evropiane, ku janë larguar të gjitha skuadrat pos Real Madridit, Juventusit dhe Barcelonës, përcjellë lajmi.net.

Simeone ka mbështetur klubin duke thënë se është bërë zgjedhja e duhur.

“Ai na tregoi se kishte dyshim në këtë situatë dhe çfarë ndodhi mbrëmë dhe për vendimin e largimit nga Superliga”.

“Isha i pari që u njoftova pas ndeshjes (javën e kaluar) dhe kam thënë se kam besim te klubi se asgjë nuk do ndodh”.

“Largimi është zgjedhja e duhur për të gjithë”, deklaroi ai.

Skuadra e Simeones nesër përballet me Huescan./Lajmi.net/