Simband, gjurmuesi i shëndetit nga Samsung

Kur Samsung e zbuloi për herë të parë varësen e mençur të fokusuar për shëndet më herët këtë vit, pajisja dukej më shumë si një eksperiment se sa një varëse e së ardhmes që kompania kishte premtuar. Por tani kjo ka ndryshuar me planet e reja të kompanisë.

Auto & Tek

13/11/2014 13:12

Kjo ndryshoi të mërkurën kur kompania zbuloi detaje të reja për planet e saj për varësen monitoruese të shëndetit dhe njoftoi se njoftoi se do ta hapë platformën e saj tek zhvilluesit gjatë prezantimit në konferencën e Samsung në San Francisko.

Përveç mundësive për zhvilluesit, kompania ka ofruar gjithashtu disa parashikime të kësaj varëse të quajtur Simband, transmeton Lajmi.net.

Në shikim të parë, Simband nuk duket shumë ndryshe nga ora e mençur e kompanisë Gear S. Një rrip i hollë lidhet me ekranin e lakuar me prekje, që e bënë pajisjen të mos duket si një orë e mençur.

Simband pritet të përdoret për industrinë mjekësore për të krijuar aplikacione të reja për këtë teknologji. Është një qëllim i kompanisë për ta shëndrruar varësen nga një gjurmues të fitnesit në monitorues të shëndetit, në mënyrë që të kujdeset kështu për mirëqenien e klientëve dhe shëndetin e tyre, transmeton Lajmi.net.

Simband është e pajisur me gjashtë senzorë, të cilët mbajnë të dhëna të tilla si ecjen e përditshme, rrahjet e zemrës, shtypjen e gjakut dhe temperaturën e lëkurës.

Ekrani shfaqë orën, datën dhe shkurtesa të tre funksioneve më të rëndësishme të pajisjes: të dhënat gjatë gjithë kohës, monitorimin dhe kontrollimin e rrahjeve të zemrës dhe shtypjes së gjakut.