Silva: Do sigurohemi që Ronaldo nuk shënon ndaj nesh
Mesfushori i Manchester Cityt, Bernardo Silva ka folur para ndeshjes së radhës në vikend, kundër rivalit të përbetuar, Manchester United.
Sport
“Qytetarët” do përballen me “Djajtë e Kuq” që kanë nisur të rigjejnë formën, transmeton lajmi.net.
Silva që e di sa i suksesshëm është CR7 thotë se do mundohen që të ndalojnë portugezin në ndeshjen e radhës.
“Ne do provojmë dhe të ndalim atë (Cristiano Ronaldo) dhe të sigurohemi që nuk shënon të shtunën”.
“Por, nuk jemi duke luajtur vetëm kundër Cristiano, jemi duke luajtur kundër Manchester United. Do fokusohemi në punën tonë”, deklaroi ai.
Ndërkohë, Silva dhe Ronaldo kanë luajtur se bashku që gjashtë vite te Kombëtarja e Portugalisë./Lajmi.net/