Sigurimi shëndetësor dhe rritja e pagave për policinë, urgjente

Ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Behar Selimi, u ka bërë thirrje institucioneve që urgjentisht të gjejnë një zgjidhje për sigurim shëndetësor dhe jetësor të policëve. Ai ka thënë se në këtë aspekt Policia e Kosovës është më se keqi jo vetëm në Evropë, por edhe në botë.

Lajme

04/05/2018 08:15

Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, Selimi ka bërë me dije se kufizimi i parasë publike në mallra dhe shërbime, si dhe riorganizimi i administratës, duke i hequr nga buxheti shumicën e agjencive të panevojshme, siguron mjete financiare për sigurim të policëve, ushtarëve dhe zjarrfikësve.

Ai ka kërkuar që sa më parë të miratohet Ligji për policinë i cili parasheh pensionimin e parakohshëm të policisë.

Po ashtu, Selimi u ka bërë thirrje institucioneve t’i gjejnë mënyrat adekuate edhe për rritjen e pagave të policisë.