Sigal Prishtina pëson humbje të thellë në Ligën Ballkanike
Sigal Prishtina ka pësuar humbjen e radhës në Ligën Ballkanike.
Sport
Kryeqytetasit janë mposhtur në Tivat nga skuadra KK Teodo me rezultat të thellë 88:68.
Sigal Prishtina arriti t’u bëjë ballë vendësve nga Mali i Zi vetëm në dy çerekët e parë.
Çereku i tretë dhe i katërt u takoi në tërësi vendasve, të cilët i fituan me rezultat të thellë për ta fituar ndeshjen në fund me 20 pikë epërsi.