Sibel Halimi mohon presionin ndaj delegatëve: Le të triumfojë demokracia në LDK
Anëtarja e kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi para kuvendit të LDK-së ka mohuar se sot mund të ketë ndonjë eskalim i situatës. “LDK ka një demokraci të brendshme dhe është shumë me rëndësi që delegatët të votojnë sipas bindjeve të tyre personale dhe besoj që do ia dalim me sukses”, tha ajo, derisa…
Lajme
Anëtarja e kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi para kuvendit të LDK-së ka mohuar se sot mund të ketë ndonjë eskalim i situatës.
“LDK ka një demokraci të brendshme dhe është shumë me rëndësi që delegatët të votojnë sipas bindjeve të tyre personale dhe besoj që do ia dalim me sukses”, tha ajo, derisa mohojë se ka pas presion për të votuar pro apo kundër.
“Besoj që ne sot do ta kalojmë më së miri dhe delegatët tanë kanë një vetëdije shumë të lartë të argumentimit dhe fuqisë së fjalës dhe nuk ka asnjë pretekst që të ketë ndonjë ekses”, tha ajo.
Sipas saj, nuk ka pas nevojë të mblidhet një kuvend i tillë por meqë statute dhe kërkon një gjë të tillë, prapë do të dalin faqebardhë.