“Besoj që po” – Zemaj është optimist se Abdixhiku do të shkarkohet, thotë se, nëse i kërkohet të bëhet kryetar i LDK-së, nuk do t’i ikë përgjegjësisë

Kuvendi i Jashtëzakonshëm i LDK-së do të fillojë pas pak minutash. Para se të filloj Kuvendi, zyrtarë të lartë të partisë folën para mediave, transmeton lajmi.net. Njëri nga ta ishte deputeti i zgjedhur, Armend Zemaj i cili u shpreh optimist se do të shkarkohet nga pozita e kryetarit, Lumir Abdixhiku. “Besoj që po”, kështu u…

Lajme

30/07/2026 17:53

Kuvendi i Jashtëzakonshëm i LDK-së do të fillojë pas pak minutash.

Para se të filloj Kuvendi, zyrtarë të lartë të partisë folën para mediave, transmeton lajmi.net.

Njëri nga ta ishte deputeti i zgjedhur, Armend Zemaj i cili u shpreh optimist se do të shkarkohet nga pozita e kryetarit, Lumir Abdixhiku.

“Besoj që po”, kështu u përgjigj nëse pret që nisma e një pjese të delegatëve për të shkarkuar Abdixhikun do të ketë sukses.

Ai u pyet se nëse mund të jetë pasardhësi i Abdixhikut në krye të LDK-së.

“Kam thënë se nëse kërkohet, nuk do t’i iki përgjegjësisë”, kështu u shpreh Zemaj./lajmi.net/