Si u “zhduk” Fidan Ahmeti me 100 mijë euro pasi i vdiq djali? Tregon Xhavit Visoka

Xhavit Visoka në një rrëfim për lajmi.net ka treguar se si erdhi deri te një mashtrim për një rast ku kërkohëj ndihmë për një fëmijë. Edhe pse shuma u mbllodh dhe fëmija u dërgua në Turqi, babi u doli i pabesë. Visoka tregon se me gjithë mundin që kishin bërë që fëmija të shërohej, babai,…

Lajme

14/01/2024 19:27

Xhavit Visoka në një rrëfim për lajmi.net ka treguar se si erdhi deri te një mashtrim për një rast ku kërkohëj ndihmë për një fëmijë.

Edhe pse shuma u mbllodh dhe fëmija u dërgua në Turqi, babi u doli i pabesë.

Visoka tregon se me gjithë mundin që kishin bërë që fëmija të shërohej, babai, Fidan Ahmeti ishte treguar mosmirënjohës dhe nuk I kishte kontaktuar fare ata.

Sipas Xhavit Visokës bashkë më këngëtarin Labinot Tahiri, i cili e bëri publik rastin, i mblodhën ato para dhe pasi vdiq fëmija, mbi 100 mijë euro i mbajti Fidan Ahmeti.


“Për dy javë ditë janë mbledhë 120 mijë euro, kjo është cmenduri.

Kur dëgjova që ka ndërruar jetë, unë desha me thirr në telefon me i shpreh ngushëllime edhe me shku me pa, po ai (Fidani) më priti keq.

E thirra Labin në telefon, për me shku me pa, edhe me nja dy shokë të Labit jemi shku me pa as s’na kan respektu, as një falenderim Labit nuk ja dhanë. Sipas informative që i kemi nga Turqia janë shku dikund 6 deri 7 mijë euro. Kur i kemi kërku me I kthy paret, se me ato ishin shpëtu edhe 2 apo 3 fmijë tjerë më tha “mu mka vdek djali ju po kërkoni me i kthy paret”, tha Visoka për lajmi.net

 

Rrëfim ekskluziv nga Xhavit Visoka: Babai kërkoi para për shërimin e djalit të tij, e pastaj i “avulloi” mbi 100 mijë euro