Si t’i shikoni videot që YouTube i ka ndaluar për vendin tuaj?

Nëse nuk e keni ditur, ka një mënyrë për ta bërë të mundur që videot e ndaluara nga YouTube në vendin tuaj të hapen përsëri – me vetëm një vegël të thjeshtë në Google Chrome.

Auto & Tek

01/07/2015 19:58

Vegla e quajtur ‘ProxFlow’ është një shtesë për Chrome e cila ju lejon të keni qasje në faqet e internetit të kufizuara apo të ndaluara, të tilla si YouTube.

Me instalimin e kësaj vegle, ju do të jeni në gjendje që t’i shikoni të gjitha videot e ndaluara në YouTube, shkruan Lajmi.net.

E gjitha çfarë ju duhet të bëni është të veproni si më poshtë:

Fillimisht, klikoni këtu për t’u transferuar në faqen e shkarkimit të veglës. Më pas, sapo të hapet klikojeni veglën dhe më pas prekeni butonin ‘Add to Chrome’ – për ta shtuar në Chrome.

Screenshot_2

Pasi ta shtoni atë, një ikonë në formë rrethi të kaltër do të paraqitet në anën e djathtë lartë të shfletuesit. Klikojeni atë për ta aktivizuar dhe zgjidheni YouTube si opsion për të ç’bllokuar të gjitha ndalesat, shkruan Lajmi.net.

Screenshot_3

Ju tani do jeni në gjendje që të shikoni çfarëdo video. Shpërndajeni që ta mësojnë të tjerët!