Si t’i eliminoni njollat më të ndryshme nga rrobat
Mësoni si t’i hiqni njollat e djersës, kafesë, verës, buzëkuqit, pudrës.
Fun
Qoftë të jetë bërë njolla në gardërobë apo në ndonjë mobilie, është me rëndësi që ta eliminoni derisa është e freskët.
Djersa
Përzieni aspirinën me ujë, pastaj qiteni në pjesët e zhytura të rrobës. Lajini në rrobalarëse dhe do të shihni që njollat janë zhdukur.
Keçapi
Qitni sodë bikarbonati në njollë dhe pas një ose dy minutash shtoni detergjent të enëve. Pastaj me një brushë të vjetër qitni sipër uthull molle. Lajeni si zakonisht.
Kafeja
Njollën njomeni me uthull molle, pastaj qitni sodë bikarbonati. Lajeni në rrobalarëse.
Vera e zezë
Qitni kripë dhe pastaj me ujë të valuar lajeni njollën.
Buzëkuqi dhe pudra
Njollën fërkojeni me alkool, pastaj qitni aceton të thonjve. Gjëja tjetër që duhet të bëni është që njollën ta pastroni me ujë dhe uthull.