Si të vendosni qerpikë të rremë në 5 hapa të lehtë
Një prej sekreteve të dukjes së bukur, është vendosja e duhur e qerpikëve.
Lifestyle
Të gjitha i duam qerpikët e gjatë dhe të bukur kur bëjmë një makijazh të kompletuar me të gjitha, por kur vjen puna te vendosja e qerpikëve, ajo po që bëhet e mundimshme, shkruan “TeenVogue”.
Nëse jeni të vendosur që të mësoni mënyrën e duhur të vendosjes së qerpikëve, atëherë artistët e makijazhit kanë dhënë disa këshilla që po se do iu ndihmojnë, transmeton lajmi.net.
- Përgatisni qerpikët tuaj natyral
Pasi të përfundoni hijen e syve dhe eyeliner, është koha të ktheni qerpikët me kthyese, dhe të aplikoni maskarën.
- Aplikoni ngjitësin në qerpikët e rremë
Përdorni piskatore që të mbani qerpikët, dhe përdorni një tampon veshi që të aplikoni një shtresë të hollë ngjitësi në të. Mos e përdorni ngjitësin drejt nga tubi në bazë të qerpikëve.
- Pritni të thahet ngjitësi paksa
Kjo po që ka një rëndësi të madhe. Lëreni ngjitësin të thahet për rreth 30 sekonda. Do të bëjë që qerpikët të mos rrëshqasin teksa i vendosni. Është e rëndësishme të lakoni paksa qerpikët pasi ta aplikoni ngjitësin.
- Vendosni qerpikët
Përdorni piskatore që ta vendosni qerpikun në vendin e duhur dhe shtypeni paksa.
- Përdorni eyeliner për të mbuluar shenjat e ngjitësit
Aplikoni paksa eyeliner për të mbuluar pjesët ku dallohet ngjitësi, dhe përdorni maskarë për të bashkuar qerpikët tuaj me ata të rremë. /Lajmi.net/