Si të vendosni një password sa më të sigurt
Studiuesit nga Universiteti Carnegie Mellon kanë zbuluar se rregullat që ndjekim zakonisht për një “password” të fortë nuk funksionojnë.
Auto & Tek
Prandaj ata kanë krijuar një njehësor që do t’ju ndihmojë me sugjerime për një fjalëkalim sa më të sigurt. Drejtoresha e Laboratorit të Sigurisë dhe Privatësisë CyLab, Lorrie Cranor, thotë se ekipi i saj ka gjetur një mënyrë më të mirë për t’ju nxitur të krijoni fjalëkalime sa më të sigurta, me anë të një njehësori në faqet e internetit.
Njehësori me emrin CMU, do të funksionojë në këtë mënyrë. Pasi një përdorues të ketë krijuar një fjalëkalim me të paktën 10 karaktere, njehsori do të fillojë japë sugjerime, të tilla si vendosja e një shkronjë të rastit në fjalët e zakonshme, për ta bërë fjalëkalimin tuaj më të fortë.
Studiuesit thonë se një nga problemet në shumë fjalëkalime, është se sado që ndiqen rregullat, prapë janë të lehta për të gjetur sepse shumica ndjek të njëjtin model. Për shembull, numrat? Me gjasë të gjithë shtojnë një “1” në fund. Shkronja kapitale? Vjen e para në çdo fjalëkalim. Dhe shenja të veçanta? Shpesh pikëçuditëse.
Njehësori i fjalëkalimit do të ofrojë këshilla për forcimin e një fjalëkalimi duke plotësuar kërkesat standarde. Gjithashtu, do të ofrojë këshilla të tjera bazuar në ato që shkruani, do t’ju kujtojë që të mos përdorni një emër të caktuar ose të mos vendosni karaktere speciale në mes të fjalëkalimit tuaj.