Si të përdorni mundësinë e re të kuizit në Instagram
Instagram dhuroi një tjetër funksion për të ndërvepruar me ndjekësit: Kuizet.
Auto & Tek
Ajo iu mundëson përdoruesve që të parashtrojnë një pyetje, me mundësi përzgjedhjeje prej katër opsionesh për ndjekësit. Pyetja do shfaqet në Insta Story, njësoj sikur opsioni i parashtrimit të pyetjes.
Por, për ta bërë këtë, ekziston një procedurë e thjeshtë, të cilën do ta mësoni në vijim:
– Së pari, zgjidhni një foto në sfond
– Së dyti, rrëshqitni me gisht lart.
– Pastaj zgjidhni opsionin ‘Quiz’.
– Bëni pyetjen dhe shtoni alternativat. Mos harroni të zgjidhni të saktën.
Dhe, në fund, mos harroni ta postoni! /Lajmi.net/